Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“Little Bits”, klasë e mësimit kreativ

Hapësira krijuese “Bonevet” si institut i edukimit joformal, në vazhdimësi inkurajon fëmijët të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato përmes klasave të ndryshme.

Një nga klasat është “Little Bits”, në të cilën fëmijët mësojnë bazat e elektronikës përmes lojës dhe argëtimit.

Mënyra se si fëmijët mësojnë dhe i zhvillojnë aftësitë e tyre, është tejet tërheqëse për ta, meqë i gjithë procesi i mësimit zhvillohet përmes lojës, me ç’rast ata duke bashkëpunuar, dizajnojnë dhe krijojnë lojërat e tyre.

E në këtë proces, sigurisht se hasin edhe në probleme, të cilat përmes punës në grup i tejkalojnë, për çka edhe zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin për të gjetur zgjidhje.