LiteOn e ka prezantuar linjën më të re të SSD-ve MU3 të dedikuara për tregun mainstream. Disqet u krijuan në formatin 7nm 2,5 inçësh, me interfejs SATA 6 Gbps, përcjell TechPowerUp.
Linja e SSD-ve MU3 e implementon flash memorien 64-shtresëshe Toshiba BiCS 3D TLC NAND dhe vjen në kapacitet prej 120GB, 240GB dhe 480GB. Disqet ofrojnë shpejtësi sekuencionale të transferimit të të dhënave deri në 560 MB/s për lexim dhe deri në 500 MB/s për shkrim; qasja random shkon deri në 83,000 IOPS për lexim dhe 89,000 IOPS për shkrim.
{gallery}
Për përdoruesit do të jenë në dispozicion shumica e funksioneve që janë të zakonshme në këtë segment të tregut, dhe këtu përfshihen NCQ, TRIM, SMART dhe një garanci trevjeçare. LiteOn nuk ka bërë të ditur çmimin e linjës së SSD-ve MU3.