Për ata që nuk kanë hapësirë në shtëpitë e tyre për t’i akomoduar televizorët me madhësi enorme ose nuk kanë para për modelet e tilla, zgjidhjen mund ta gjejnë tek projektorët. Arsyeja për këtë është se projektorët mund t’i reprodukojnë ekranet e madhësive të ndryshme, të cilat i plotësojnë nevojat e përdoruesit.

LG tani po i ofron video projektorët e vet më të rinj CineBeam 4K, prej të cilëve njëri ofron projektim në distancë të shkurtër, ndërsa tjetri është LED projektor, shkruan KOHA Ditore. Modeli i parë i projektorit është i aftë të projektojë imazhe nga 90 deri në 120 inç, në varësi të distancës në raport me sipërfaqen në të cilën projektohet përmbajtja.
Tani për tani, nuk ka informacion për çmimet dhe arritjen në treg, ndërsa LG planifikon t’i prezantojë projektorët e rinj gjatë panairit IFA 2019 në Berlin.
-
Philips OneBlade Pro 360 – Një pajisje, për çdo stil
-
Kodra prezanton programin e LDK-së për shëndetësi, ripremton ndërtimin e QKUK-së së re
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm