Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG prezanton telefonin me bateri të fuqishme dhe çmim të ulët

Vitin e kaluar, LG prezantoi telefonin e mençur X Power me bateri 4100mAh dhe çmim relativisht të ulët.

Kësaj vere, kompania sjell modelin e ri me emrin LG X Power 2, i cili do të ketë ekran më të madh, procesor më të shpejtë dhe bateri, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LG X Power 2 arrin me karakteristika nga segmenti i mesëm dhe ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1280 x 720p, procesor me tetë bërthama 1.5 GHz MediaTek MT6750, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe kartelë microSD. Kamera kryesore ka 13MP, ndërsa ajo për selfi 5MP dhe softuer Android 7.0 Nougat.

LG X Power 2 nga muaji qershor do të gjendet në Korenë Jugore, me çmim prej 265 dollarësh, ndërsa më vonë edhe në tregun e Evropës, Amerikës dhe Azisë.