LG në heshtje prezantoi telefonin e ri LG X5 (2018), i cili është një pajisje me çip Mediatek MT6750, procesor tetë-bërthama 1.5GHz dhe ekran 5.5 inç HD.
Telefoni ka RAM 2GB, 32 GB kapacitet të ruajtjes, kamerë të pasme 13MP, ndërsa një sensor 5MP është i vendosur në pjesën e përparme. Përmasat e telefonit janë 154.7 x 78.1 x 8.9mm dhe peshon 171 gram, transmeton KP.
Pajisja punon nën sistemin operativ Android 8.0 Oreo, dhe është mundësuar nga një bateri e madhe 4500mAh.
Përveç kësaj, telefoni ka gjithashtu një sensor të gjurmëve të gishtave në anën e pasme, mbështet LG Pay dhe arrin në variantet Morokan Blue.
Koreja e Jugut është tregu i parë ku do të dalë LG X5 2018 dhe çmimi i telefonit është rreth 330 dollarë.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?