LG ka lansuar telefonin e dytë të linjës X për vitin 2017, X Venture.
Pajisja e re është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit dhe ka procesor Snapdragon 435. Ka 2GB RAM dhe kamerën kryesore 16MP. Bateria prej 4100mAh garanton që telefoni rri zgjuar për 24 orë, ndërsa për t’u mbushur nga 0 në 50 për qind i duhen 48 minuta.
LG po ashtu ka vendosur në këtë telefon një buton special, të quajtur “QuickButton”, i cili hap aplikacionet e reja të LG-së, barometrin, kompasin, llogaritësin e distancave të ecjes, informatave për motin dhe një llambë elektrike.
LG X Vemture del në shitje sot në shumicën e tregjeve të botës.
Artikuj të ngjashëm
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri