Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG para prezanton laptopët e ri Gram

LG ka vendosur të bëjë atë që bënë më së mirë, të para-prezantojë produktet, e kësaj here gjeneratën e re të laptopëve Gram, të cilët do të zbulohen në panairin teknologjik CES që mbahet në Las Vegas në janar.

Seritë Gram fillimisht kanë debutuar në 2014-ën, ndërsa tani është prezantuar seria e re të tyre, të cilët kanë bateri 72Wh që mbajë 19 deri 22.5 orë në përdorim të plotë, transmeton tch.

Laptopët Gram do të lansohen në vitin e ardhshëm, ndërsa janë tre madhësi për tu zgjedhur, njëri 13.3 inç tjetri 14 dhe ai më i madh 15.6.

Pajisjet kanë procesorin e gjeneratës së tetë Intel Core i5 dhe i7.

Gramët e rinj janë të bërë nga metali Nano Carbon Magnez, ndërsa detajet e tjera të tyre nuk janë zbuluar ende.