Gjiganti korean i teknologjisë, LG, do të ndalojë prodhimin e telefonave të mençur
Kompania që prodhon gamë të gjerë produktesh teknologjike, përfshirë pajisjet më fitimprurëse, smartphonet, për dy vjet radhazi ka shënuar humbje në vlerë të përgjithshme 4,5 miliardë dollarë, shkrua ATA të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi ekzekutiv i LG, Brian Kwon tha se kompania ka në plan të mbajë punonjës pavarësisht se çfarë ndodh me njësinë mobile.
“Në tregun global, konkurrenca në industrinë e telefonisë mobile është bërë më e ashpër”, deklaroi ai.
Sipas analistëve, nëse LG mbyll biznesin e telefonisë celulare, kjo mund të rrisë kapitalizimin e saj të tregut, pasi më shumë se pesë vjet humbje ndikuar ne zgjerim të përgjithshëm.
Fundi i biznesit të saj të telefonisë mund të ndihmojë gjithashtu LG-në të përqendrohet në zgjerimin e biznesit të veturave, ku kohët e fundit nisi një ndërmarrje të përbashkët me furnizuesin ”Magna International” për të prodhuar pjesë këmbimi të veturave elektrike.