Sipas uebfaqes Korea Herald, kompania LG do të sjellë ekranin LCD të verifikuar për smartfonin e saj të ardhshëm të avancuar – G7.
Kjo është krejtësisht e kundërta nga konkurrentët të cilët në masë të madhe janë duke përdorur ekranet OLED për smartfonët e tyre, transmeton Koha.net. LG është duke e bërë këtë në mënyrë që të reduktojë shpenzimet e prodhimit.
LG G7 do të vijë me ekran MLCD+, për të cilin LG thotë se ofron 35 për qind më pak konsumim të energjisë sesa ekranet standarde LCD ndërsa për ushtrojnë të njëjtën performancë si për shembull ndriçimi i ekranit.
Lexoni edhe:
LG G7 lansohet në maj, këto janë specifikat dhe çmimi i tij [video]
Vlen të përmendet se LG V30 ka ekran 6-inç P-OLED, ndërsa LG G7 do të vijë me ekran 5.7-inç LCD me raport të ekranit prej 18:9.
Kjo mund të ketë diçka me spekulimet se Apple është duke konsideruar ekranet LCD për iPhonet e saj 6.1-inç. Po ashtu, raportohet se furnizuesit e ekraneve LCD për Applen do të jenë LG Displays dhe Japan Displays.
-
iPhone me ekran LCD pjesë e ofertës së Applet deri më 2020
-
LG Display do të furnizojë Applen me ekrane OLED për iPhonët e rinj
-
iPhone i ardhshëm mund të ketë ekran sikur të LG G7 ThinQ
-
Konfirmohet ekrani 6.1-inç i LG G7 ThinQ, vjen me teknologji të fundit
-
LG G7 lansohet në maj, këto janë specifikat dhe çmimi i tij