Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG G7 lansohet në maj, këto janë specifikat dhe çmimi i tij

Kompania e njohur LG së shpejti do të lansojë smartelefonin e saj më të ri, G7.

Një raport i ardhur nga Korea thotë se LG G7 pritet të lansohet në muajin maj.

Raporti i ri, po ashtu, ka zbuluar specifikat kyçe dhe çmimin e këtij smartfoni të ri, transmeton Koha.net.

LG G7 pritet të vijë me ekran OLED, procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie me 64 GB memorie të brendshme për G7 dhe 6 GB/128 GB për G7+, raporton Phone Arena.

Gjithashtu, G7 do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 megapikselë, të ngjashme sikur të modelit V30S, si dhe me baterinë prej 3,000 mAh.

Sa i përket çmimit, LG G7 raportohet se do të kushtojë më shtrenjtë se paraardhësi i tij, së paku në Kore. Pra, do të kushtojë rreth 850 deri 950 dollarë, varësisht nga modeli.