Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone i ardhshëm mund të ketë ekran sikur të LG G7 ThinQ

Apple do të shikojë mundësinë e rifreskimit të modelit të ardhshëm të iPhonet, i cili vjen me një ekran LCD prej 6.1-inç.

Kjo është një rritje e konsiderueshme nga ekrani 4.7-inç në modelin e iPhone 8, por sipas raportit i ri ekrani i iPhonet të ardhshëm do të mbajë madhësinë e bukur dhe kompakte.

Si do ta zbatojë Apple ekranin e madh në ekran LCD? Sipas të gjitha gjasave, iPhone 9, ose cilido qoftë emri i telefonit të ri, do të përdorë teknologjinë JDI Full Active Display, transmeton ksp. Edhe pse ky nuk është një ekran OLED, kjo shfaqje është mjaft fleksibile.

iPhone 9 gjithashtu do të ketë disa veçori të tjera interesante të ekranit. Një prej tyre është teknologjia që po zbatohet aktualisht tek modeli LG G7 ThinQ.

Në pyetje është MLCD +, i cili shton piksela shtesë të bardhë në RGB e rregullt. Në këtë mënyrë, ndriçimi shfaq automatikisht të bardhën, në vend që të filtrojë tre ngjyra, duke konsumuar burime të mëdha.

Edhe Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë Tech 10 muaj më parë Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë

MLCD + ua mundëson ekraneve të jenë dukshëm më të ndritshme, dhe shpenzojnë më pak energji në krahasim me modelet e RGB-së.

Apple iPhone 9 me një numër në rritje të informacionit bëhet një model mjaft interesant dhe mbetet të shihet se si do të funksionojë në të gjitha praktikat kur telefoni të lansohet në vjeshtë.