Sipas paralajmërimeve që vijnë nga burimet e brendshme industriale, gjatë vitit 2020 Apple do t’i prezantojë tre iPhone me madhësi të reja të ekraneve, ndërsa të gjithë këta telefona do t’i përdorin panelet OLED, raporton GSMArena.
Ekranet fillojnë nga modeli kompatibil 5.42 inçësh, ai 6.06 inçësh, e deri tek ekrani 6.67 inçësh, në variantin Max. Ekrani më i vogël me siguri do ta zëvendësojë atë aktual prej 4.7-inçësh të iPhone 8, madhësia mesatare mund të arrijë në vend të atij 5.8-inçësh të iPhone XS, ndërsa ekrani më i madh do të mundë ta zëvendësojë atë 6.5-inçësh të iPhone XS Max.
Nëse mund t’i besohet raportit, modelet e reja të iPhone me siguri nuk do të jenë shumë më të mëdha sesa ato që janë aktuale, ndërsa rritja e madhësisë së ekranit do të arrihet duke e zvogëluar kornizën rreth ekranit, shkruan KOHA Ditore.
Deri më tani kemi parë informata të ndryshme rreth kalimit të kompanisë Apple në OLED. Raportet e para sugjeronin se një linjë komplete e iPhoneve OLED do të mundë të shfaqet këtë vit, por ka më shumë gjasa që Apple të jetë gati për këtë transicion në vitin 2020.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak