Një dobësi e re është gjetur në sistemin operativ më të ri të Apple, iOS 11 i cili duket se prek të gjitha pajisjet që tashmë kanë instaluar këtë version.
Duke bërë disa hapa shumë të lehtë personat e paautorizuar mund të qasen te fotot në pajisjet që kanë të instaluar iOS 11.0.3 si dhe beta iOS 11.1, transmeton koha.net.
Ky lëshim është zbuluar nga një kanal në Youtube, i quajtur iDeviceHelp.
E tëra që personat e paautorizuar duhet të bëjnë është që të dinë numrin e atij iPhone që dëshirojnë të shikojnë fotot, e që kjo mund të gjendet shumë lehtë vetëm duke pyetur Siri, dhe të bëjnë disa hapa, sikurse që shihen në video, për të hyrë te fotot e atij iPhone që dëshirojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit
-
Apple u kërkon përdoruesve ta përditësojnë sistemin operativ
-
Përdoruesit e iPhoneit ankohen se po u kthehen fotot e vjetra me versionin e ri të IOS
-
Apple kërkon reagim urgjent të përdoruesve të iPhoneve për t’u shpëtuar sulmeve
-
Apple lëshon një përditësim urgjent për iPhone