Leagoo nuk mbetet shumë larg nga brendet e vogla, të cilat lansojnë modelet e reja, pasi që kompania është duke punuar në pajisjen e re.
Telefoni i ri i kompanisë quhet Leagoo T5 dhe ai pritet të dalë në treg diku në korrik, transmeton kp.
Dizajni i telefonit është nën ndikimin e iPhone 7 dhe ka trashësi prej 7.9 mm, ekran 5.5 inç me rezolucion Full HD, procesor me tetë bërthamë 1.8 Ghz, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerë të dyfishtë Sony prej 13 MP + 5MP dhe atë të përparme prej 13 MP, si dhe baterinë prej 3000 mAh.
Çmimi i telefonit pritet të jetë nën 200 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak