Tech

Huawei nova 5T, nga muaji i ardhshëm në Evropë për 499 euro

Foto: GSM Arena

I zbuluar në muajin maj të këtij viti, Honor 20 ka arritur në disa tregje si Huawei nova 5T, por duket se të dytë do të jenë në dispozicion, krahas njëri-tjetrit, në Evropë dhe në Britani të Madhe kur nova 5T do të arrijë nga muaji i ardhshëm.

Huawei nova 5T vjen me ekran 6.26-inç IPS me rezolucion FHD+ me një vrimë në maje të anës majtë për kamerën 32 megapikselësh për selfie, shkruan gsmarena. Në anën e pasme, gjenden katër kamera (48+16+2+2), ku tre prej tyre janë të radhitura vertikalisht dhe nën ta është blici.

Gjithashtu, nova 5T do të vijë me procesor të vitit të kaluar, Kirin 980 SoC, në kombinim me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Ky smartfon, po ashtu, baterinë e ka me kapacitet prej 3,750 mAh e cila mbështet mbushjen e shpejtë prej 22.5W.

Pavarësisht luftës për licencën e Androidit, Huawei nova 5T vjen me mbështetje të plotë nga shërbimet e Googlet dhe punon me sistemin operativ EMUI 9.1, i bazuar në Android 9 Pie.

{gallery}

nova 5T, po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kaltër, të zezë të errët dhe vjollce, si dhe do të shitet me çmim prej 499 euro apo 399 funte.