HP ka prezantuar laptopët Envy Wood Series gjatë Computexit, dhe bëhet fjalë për modelet me shtëpiza prej druri. Ideja është që të vazhdohet trendi të cilin HP e ka nisur me linjën Specter Folio, ku përdoren materiale që nuk janë tipike për laptopët.
U prezantuan modelet 17 inçëshe të palosshme, si dhe modelet 13-inçëshe dhe 15-inçëshe të konvertueshme të laptopëve, raporton Neowin.
Laptopët vijnë në tre kombinime të ndryshme të drurit: Nightfall Black with Natural Walnut (arrë natyrale), Ceramic White with White Birch (mështekën e bardhë) ose Natural Silver with Pale Birch (mështekën e errët), edhe pse jo të gjitha janë në dispozicion për çdo model të laptopit. Laptopët implementojnë funksione si Amazon Alexa, Modern Standby, Wake on Voice, Wake on Fingerprint reader, dhe kanë edhe ekran HP Sure View për privatësi.

Laptopët e rinj Envy Wood vijnë me procesorin e ardhshëm të Intelit të gjeneratës së dhjetë Ice Lake, ose çipa të AMD-së së gjeneratës së dytë Ryzen. Envy x360 15 do ta ketë opsionin e përzgjedhjes midis dy llojeve të procesorëve, ndërsa Envy 13 e ka vetëm Intelin, x360 13 e ka vetëm AMD-në dhe Envy 17 e ka vetëm opsionin Intel, shkruan KOHA Ditore.
Laptopët e sipërpërmendur nuk do të jenë në dispozicion para vjeshtës, kur Intel ka në plan t’i publikojë procesorët e vet Ice Lake. Atëherë do t’i zbulojmë edhe çmimet e laptopëve.