HP ka prezantuar gaming laptopin e vet të ri Omen X 2S 15, i cili e ka një panel 17-inçësh (vjen në variantet 1080p ose 4K), si dhe një tjetër ekran 6-inçësh 1080p mbi tastierë.
Laptopi i ri Omen X 2S 15 mund të konfigurohet me harduer shumë të fuqishëm, ku përfshihet CPU Intel Core i9-9880H i gjeneratës së nëntë dhe GPU Nvidia GeForce RTX 2080 Max-Q. Ekrani prej 17 inçësh mund të ketë panel1080p 240Hz G-Sync ose panel 4K 60Hz G-Sync, në varësi të dëshirave dhe nevojave të përdoruesit. Mund të zgjidhni deri në 32 GB RAM dhe prej opsioneve të shumta të ruajtjes në formën e teknologjive NVMe, SSD dhe Optane, shkruan KOHA Ditore.
Ekzistojnë disa lojëra për të cilat ekrani sekondar 6 inçësh do të mund të shërbente, si titujt që përdorin harta ose mini-harta dhe të ngjashme. Për ftohje të laptopit është përgjegjës sistemi i ftohjes së lëngshme Thermal Grizzly Conductonaut, kuptohet për CPU.
Gaming laptopët HP Omen X 2S 15 do të dalin në shitje nga qershori, me një çmim fillestar prej 2099 dollarë.