Në fillim të vitit, gjatë panairit CES 2019, HP-ja prezantoi një monitor të madh për gaming për lojtarët të cilët dëshirojnë hapësirë më të gjerë të ekranit. Monitori i madh quhet Omen X Emperium 65, ka çmim relativisht të lartë prej 5,000 dollarësh, dhe tani është në dispozicion në shitje, përcjell HotHardware.
Monitori HP Omen Emperium X 65 e ka të integruar NVIDIA SHIELD TV, katër porte USB dhe tri porte HDMI. HP gjithashtu implementon ndriçimin, i cili riprodhon ngjyra në mur prapa monitorit të cilat i imitojnë ngjyrat e aksionit që ndodh në ekran.
Karakteristikat kryesore të monitorit, të cilat do të jenë të rëndësishme për lojtarët, janë se koneksioni DisplayPort 1.4 i mbështet deri në 144 Hz, ndërsa ekrani mbështet HDR10 me një ndriçim maksimal prej 1000 nitësh dhe përkrahje për NVIDIA G-Sync. Rezolucioni origjinal është 3840 x 2160 piksel, dhe e mbulon 95% të ngjyrave gamut DCI-P3, shkruan KOHA Ditore.
Audio e integruar e përfshin 3-stereo AMP dhe një sound bar prej 120W me teknologjinë LOFAR për një gamë dinamike të zërit. Ofrohet edhe sensori i afërsisë së ndriçimit, i cili "ndjen" se ku është dora e lojtarit dhe i ndriçon inputet në pjesën e pasme të ekranit.