Razer, firma e specializuar për “hardware gaming”, ka nxjerrë në treg smartfonin e përshtatshëm për video-lojëra.
Razer Phone synon të tërheqë të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me atë që ofrojnë smartfonët e rëndomtë sa i përket video-lojërave, transmeton tch.
Ky smartfon vjen me një rezolucion prej 2.560×1.440 pikselë dhe frekuencë 120 Hz. Procesori i fuqishëm Qualcomm Snapdragon 835 është i shoqëruar me 8 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe ofron mbështetje për kartelën microSD deri në 2 TB.
Razer Phone do të dalë në treg më 17 nëntor me një çmim prej 749 eurosh.
{gallery}