Razer ende nuk e ka ndërprerë punën në gjeneratën e tretë të telefonit të vet të orientuar drejt gamingut, edhe pse në industrinë mobile janë shfaqur informacione se kompania do të mund ta stopojë projektin. Gjatë shkurtit, raportet sugjeruan se Razer ka shkarkuar rreth 2% të punëtorëve dhe thuhet se divizioni me telefonat ishte prekur më së shumti, raporton Softpedia.
Përkundër kësaj, sipas Digitimes, Razer Phone i gjeneratës së tretë është ende në qarkullim dhe pritet më vonë gjatë vitit – me gjasë në vjeshtë.
Sipas njoftimeve, Asustek Computer dhe Razer janë në fazat e avancuara të negociatave me Tencent, me qëllim që tregu i gamingut digjital të përhapet në Kinë, ndërkohë që pritet që pikërisht ky segment i tregut të jetë objektiv për Razer, shkruan KOHA Ditore.
Tani për tani, është treguar se investimi në telefonat për gaming është mjaft i rrezikshëm për biznes, ndërsa shitjet nuk e kanë arritur nivelin që prodhuesit e kishin pritur. Livrimi global ka arritur pothuajse në 100,000 njësi në vit, sipas burimeve, ndërsa vetëm Razer Phone nuk përfshihet në pajisjet më të shitura. Në këtë segment Asusi udhëheq.
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Neuer tregon nëse do të pensionohet në verë