Të gjithë e dinë se përdoruesit e smartfonëve mund të ndajnë Wi-Fi me pajisje tjera dhe anasjelltas.
Por, së fundmi është konfirmuar patenta e re shumë interesante në Shtetet e Bashkuara ku dy pajisje mund të ndajnë edhe energjinë e telefonit duke përfshirë rrjetin Wi-Fi.

Patenta e re është prezantuar të premten e kaluar dhe zbuloi një metodë për transferimin e energjisë elektrike, transmeton Koha.net. Shumë e ngjashme me atë që vet Nikola Tesla ka imagjinuar.
Me këtë patentë të re, mund të transferoni energjinë elektrike dhe të dhënat ndërmjet produkteve elektronike të tilla si smartfonët, frigoriferët, televizorët, kompjuterët, makinat larëse, mikrovalët, etj.
Për të arritur këtë, Sony ka thënë se pajisja ka nevojë të ketë të integruar dy antena – një për transmetimin e energjisë dhe një për transmetimin e të dhënave.
Kjo patentë e re pritet të përdoret në shumicën e pajisjeve elektronike që do të vijnë në të ardhmen.
-
iPhone i ri do të mund të shpërndajë energjinë e baterisë me pajisjet tjera për Wirelessit
-
Shpiket pajisja që konverton valët e Wi-Fi në elektricitet
-
WhatsAppi me veçorinë që do ta ndryshojë përgjithmonë
-
Honda dhe Sony bashkojnë forcat për të sjellë vetura elektrike
-
Apple planifikon ta shfrytëzojë MacBookun për të mbushur pa kabllo pajisjet tjera