Apple ka siguruar dy patenta të cilat përshkruajnë mbushjen pa kabllo të pajisjeve të saj. Patentat tregojnë se si një MacBook mund të mbushë pajisje të ndryshme, përfshirë iPhonen, iPadin dhe orën e mençur.
Siç raporton “9to5Mac”, patenta tregon se pajisjet iOS mund të mbushen pa pasur nevojë për kabllo fare. Për këtë mund të shfrytëzohen hapësira të caktuara në laptopin e famshëm të kompanisë.
Problemi i vetëm konsiderohet se nëse mbushen pajisjet, shpejt laptopi – si pajisja bazë – do të mbetet pa bateri. Patenta specifikon se për secilën pajisje që mundësohet mbushja, do të ketë hapësira të caktuara.
S’dihet kur një gjë e tillë do të jetë në dispozicion për përdoruesit e pajisjeve Apple.
{gallery}
-
Apple i bindet BE-së, do të ndryshojë portin e mbushësit në USB-C
-
BE-ja vendos që të përdoret një mbushës baterie për të gjithë telefonat
-
Apple u kthehet planeve për mbushës të vetëm për tri pajisje të ndryshme
-
“Apple” publikon çipat e rinj, pas mungesave
-
Modeli i ri i iPad Pro do të jetë me mbushës pa kabllo dhe xham nga të dyja anët