Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Konfirmohet moduli katror i kamerave për iPhone të sivjetshëm?

Muajin e kaluar u paraqitën për herë të parë fotografitë se si do të mundë të dukej moduli i kamerave për modelet e sivjetshme të telefonave iPhone. Bëhet fjalë për sistemin katror të kamerave, ku janë vendosur tri kamera të vendosura në aranzhim në dukje rastësor, përcjell GSMArena.

Olixar, prodhues ky i shtëpizave mbrojtëse dhe pajisjeve, tashmë ka mbrojtjen prej xhami për kamerat e pasme të iPhone 11 (ose ndonjë emërtim tjetër për të cilin do të përcaktohet Apple) dhe kjo mbrojtje vjen në tri versione – nga një për secilin nga variantet e iPhone që priten sivjet.

Sajti Mobile Fun UK ka krijuar një video për këto mbrojtje, ku shpjegohet se si mbrojtja e Olixar për kamera tashmë është në prodhim masovik dhe mund të blihet, kështu që kjo kompani është goxha e bindur që ky do të jetë dizajni i kamerave në telefonat e ardhshëm, shkruan KOHA Ditore.

Olixar ka një reputacion goxha të mirë kur bëhet fjalë për detajet dhe informatat për shtëpizat për telefonat që nuk janë publikuar ende.

Artikuj të ngjashëm