Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pamjet CAD të familjes së telefonave iPhone për 2019

Janë shfaqur renderët më të rinj 2019 të linjës iPhone, ndërsa fotografitë përputhen me atë që e kemi parë dhe lexuar për telefonat deri më tani, raporton GSMArena.

Pasuesi i modelit iPhone XR u shfaq në renderë me një dalje katërkëndëshe për kamerën, ndërsa përveç kamerës kryesore, është edhe kamera shtesë, që është azhurnim krahasuar me modelin e vitit të kaluar. Dizajni i notchit duket mjaft ngjashëm me gjeneratën e mëparshme të telefonave, ndërsa madhësia e ekranit është 6.1 inçë.

Image

iPhone XI dhe XI Max (këto nuk janë emërtimet zyrtare) i kanë nga tri kamera në anën e pasme. Sensorit kryesor me siguri i janë shtuar edhe sensorët këndgjerë dhe telefoto. Ana e përparme e të dy telefonave është pothuajse identike me gjeneratën e mëparshme premium të iPhoneit. Diagonalja e ekranit për iPhone standard është 5.8 inç, ndërsa versioni Max është 6.5 inç, shkruan KOHA Ditore.

Image

Me fotot nuk vijnë informata shtesë, sepse renderët me siguri janë krijuar nga krijuesit e shtëpizës të cilët i marrin paraprakisht vetëm dimensionet dhe vendndodhjen e elementeve funksionale të pajisjes.

Artikuj të ngjashëm