Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rrjedh dizajni i iPhone 12, tani me trup metali dhe katër kamera

Apple njihet për dizajnimin e disa nga pajisjeve më ikonike në botë, e për këtë interesimi për dizajnin s smartfonit të tyre të ri është shumë i madh.

Që nga laptopët iMac dhe MacBook e deri te iPhonat, iPads e orët e mençura të tyre, që të gjitha njihen për dizajnin e tyre shumë të pëlqyer, transmeton Koha.net.

Në disa fotografi të rrjedhura, dizajni i iPhone 11 të ri nuk duket të jetë revolucionar por më shumë evolucionar.

iPhone i ri duket se do të ketë dizajnin shumë të ngjashëm me modelin XR e XS si dhe të iPhone X, të zbuluar në 2017-ën.

Smartfonët e rinj të Apple, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max nuk do të prezantohen deri në shtatorin e ardhshëm, e për këtë asnjë foto në internet nuk është zyrtare.

Edhe iPhone 12 do të prezantohet më 13 tetor Tech iPhone 12 do të prezantohet më 13 tetor

Sipas fotografive dhe informatave të rrjedhura, iPhone 12 do të ketë një dizajn të ri me trup nga metali e ekran me korniza shumë të holla.

Më poshtë janë disa video të bëra në bazë të informatave të rrjedhura dhe fotografive: