Nën-brendi i kompanisë së njohur Huawei, Honor, tashmë ka konfirmuar se smartfonët e saj të ardhshëm – Honor 8X dhe 8X Max, do të zbulohen zyrtarisht më 5 shtator.
Sot, përmes një postimi në rrjetin social kinez Wiebo, janë konfirmuar specifikat kyçe të Honor 8X Max, transmeton Koha.net. Ky smartfon do të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 660 me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 2.2 GHz, 4 GB RAM memorie dhe ekran me rezolucion prej 2,244 x 1,080 pikselë.
Sa i përket ekranit, Honor 8X Max është thënë se do të jetë 7.12-inç ndërsa ai i Honor 8X pritet të jetë më i vogël.
Ndër specifikat tjera, përfshihen edhe kamera kryesore e dyfishtë, bateria e madhe prej 4,900 mAh, si dhe skaneri për gishta i vendosur në pjesën e pasme të telefonit.
{gallery}
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?