Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shfaqen specifikat dhe fotot e Honor 8S

Foto: GSM Arena

Prodhuesi i njohur kinez i smartfonëve, Honor, së fundmi ka paralajmëruar Honor 8A Pro dhe tani janë shfaqur specifikat dhe fotografitë e smartfonit të ri Honor 8S.

Honor 8S pritet të vijë me ekran 5.71-inç me prerje (‘notch’) me rezolucion prej 1.520 x 720 pikselë. Po ashtu, ekrani është i rrethuar nga skajet e vogla me “mjekër” relativisht të trashë.

Në pjesën e pasme të Honor 8S ka kamerën kryesore prej 13 megapikselë, ndërsa për ‘selfie’ ka kamerën prej 5 megapikselë, shkruan gsmarena.

Sa i përket brendësisë, Honor 8S pritet të vijë me procesor Helio A22 SoC i cili është i kombinuar me 2 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, do të jetë në dispozicion edhe një version tjetër për Evropën Perëndimore me 64 GB memorie të brendshme dhe RAM memorie më të madhe.

{gallery}

Edhe Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të  disponueshëm në Kosovë Reklama 3 muaj më parë Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë

Gjithashtu, Honor 8S është i trashë 8.45 mm dhe do të punojë me sistemin operativ Android Pie me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 9 dhe me baterinë prej 3.020 mAh, si dhe do të jetë në dispozicion me tri ngjyra.

Sa i përket çmimit dhe se kur do të jetë në dispozicion për shitje ky smartfon i ri, Honor ende nuk e ka zbuluar.