Smartphonet nuk po i përjetojnë ditët e tyre më të mira. Industria e shitjes po shkon drejt ngadalësimit, e kjo ka filluar para se koronavirusi të shfaqjes.
Kështu thuhet në një raport të publikuar nga mediumi lokal “Maeil Business” në Korenë e Jugut, duke u theksuar vështirësitë financiare të kompanive dhe kufizimet në zinxhirin e furnizimit.
Në raport potencohet se prodhuesi kryesor në botë i telefonave të mençur, Samsung, e ka ulur prodhimin për 30 milionë njësi për vitin 2022. “Fajtore” po konsiderohet edhe lufta në Ukrainë, pasi gjigantët e teknologjisë, Microsoft dhe Apple, i pezulluan shitjet në Rusi, transmeton “Techcrunch”.
Edhe kompania amerikani Apple e ka ndjerë ndryshimin. Në raport theksohet se prodhuesi i iPhonit po i frenon planet për t’ i prodhuar 20 milionë telefona shtesë gjatë këtij vitit.
“Është një stuhi industriale dhe faktorë globalë e kanë çuar deri këtu situatën. Nuk ka kohë për panik për kompanitë e mëdha – ato me siguri do të dalin nga zhytja të padëmtuara”, thuhet në raport.