Kompania ruse Promobot e ka filluar prodhimin e robotëve humanoidë të cilët mund të duken si pronarët e tyre.

Promobot i ka emërtuar robotët e vet Android Robo-C, dhe pohon se ata mund t’i zëvendësojnë njerëzit në vendin e punës dhe në shtëpinë e tyre. Roboti thuhet se mund t'u përgjigjet pyetjeve në dyqane dhe muze, ta kryejë detyrën e administratorit ose punonjësit dhe t’i përshëndesë vizitorët dhe të komunikojë me ta. U theksua se bateria zgjat tetë orë, dhe më pas duhet të rimbushet.
"Ky është androidi i parë humanoid në botë, i cili jo vetëm që e imiton pamjen njerëzore, por mund të integrohet në proceset e punës. Ne e kemi krijuar tashmë një prototip, dhe tani kemi prodhim serik", tha bashkëthemeluesi i kompanisë ‘Promobot’ dhe drejtori për zhvillim Oleg Kivokurtsev.
Në shtëpi, roboti mund të shërbejë si "dekorim", dhe mund të flasë me pronarin dhe të duket si kushdo, shkruan KOHA Ditore. Ai mund të flasë falë 100,000 moduleve të të folurit në sistemin AI, dhe është i aftë për më shumë se 600 shprehje të fytyrës.
Kompania planifikon t’i prodhojë 10 robotë në muaj, ndërsa çmimi i tyre nuk dihet ende.
Promobot ka prodhuar në Rusi në të kaluarën dhjetëra robotë të tjerë që flasin, ndërsa ata janë të pranishëm në rreth 35 vende ku i kryejnë funksionet e tyre si administratorë, promovues, konsulentë, udhëzues ose si asistentë për njerëzit. Kompania planifikon t’i shesë 1000 robotë të rinj në vendet evropiane deri në vitin 2024.
-
Toyota synon të pajisë çdo shtëpi me nga një robot
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Roboti rus me inteligjencë artificiale rrëzohet pak sekonda pasi u prezantua
-
Roboti i parë humanoid i Rusisë me AI rrëzohet pas vetëm disa sekondave (VIDEO)
-
Robotë që pastrojnë, ndihmojnë e kujdesen për ju në pleqëri. A do t’u besonit?