Në muajin shkurt të këtij viti telefoni me emër kodues Samsung Galaxy J7 (2017) është shfaqur në uebfaqen GFXBench.
Tani, ky smartfon është shfaqur përsëri në të njëjtën uebfaqe, e cila ka zbuluar pothuajse të gjitha specifikat e tij, transmeton Koha.net.
Sipas GFXBench, Galaxy J7 (2017) do të vijë me ekran 5.5-inç Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, procesor 1.5 GHz Exynos 7870 me tetë bërthama, grafikën Mali-T830.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, Galaxy J7 (2017) pritet të vijë me 3 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, si dhe me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 12 megapikselë. Të dy kamerat ofrojnë mbështetje për incizimin e videove me rezolucion Full HD.

Artikuj të ngjashëm
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu