Duket se së shpejti kompania e njohur kineze, Xiaomi, do të lansojë fabletin e ardhshëm Mi Note 3.
Sipas një raporti të ri nga Kina, kompania është duke planifikuar që të lansojë fabletin e ri më herët sesa e pati lansuar Mi Note 2 vitin e kaluar – i cili është lansuar në muajin nëntor, transmeton Koha.net. Mi Note 2 është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, por pasardhësi i tij mund të arrijë zyrtarisht para se të përfundojë ky muaj.
Kjo është koha më e hershme që Xiaomi mund ta zbulojë Mi Note 3, thuhet në raport. Nëse fableti i ri nuk do të zbulohet këtë muaj, atëherë shtatori do të jetë muaji i lansimit të tij.
Xiaomi Mi Note 3 thuhet se do të vijë me ekran të Samsungut, Super AMOLED me rezolucion QHD, procesor Snapdragon 835, si dhe me 6 GB RAM memorie.