Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kartat SD së shpejti me kapacitet deri 128 TB

Kartat SD do të mbajnë së shpejti një kapacitet prej 128 ‘terrabyte’ dhe do të lejojnë një transferim të dhënash deri në 985 ‘megabyte’ për sekondë.

Aktualisht, këto karta mbajnë deri në 2 TB. Në vitin 2016, SanDisk zbuloi një prototip karte prej 1 TB, që do e bënte më të madhen në botë, por ende nuk ka dalë në treg, transmeton tch.

Atëherë SanDisk tha se rritja e kapacitetit është e nevojshme për të mbajtur video 4K.

Karta e re SD do të quhet SD Express. Nuk dihet ende se sa do t’i duhet prodhuesve që të nxjerrin në treg një kartë të tillë.

Artikuj të ngjashëm