Kapsula kargo me furnizime “Progress MS-14” është lëshuar në hapësirë nga baza hapësinore Baikonur e Kazakistanit,
Sipas një deklarate nga Agjencia Federale Hapësinore e Rusisë (ROSCOSMOS) thuhet se kapsula kargo për furnizime “Progress MS 14” u lëshua nga baza hapësinore Baikonur e Kazakistanit. Kapsula e cila ka dërguar karburant, ushqime dhe produkte të tjera ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (UUI) pas rreth 3 orë e 20 minuta.
Në UUI ndodhen kosmonautët rusë, Anatoli Ivanishin dhe Ivan Vagner dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), Christopher Cassidy.
Në UUI e cila menaxhohet bashkarisht nga NASA, ROSCOSMOS, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Agjencia Kanadeze Hapësinore (CSA) dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), zhvillohen hulumtime për hapësirën dhe eksperimente themelore shkencore.
-
NATO-ja në alarm pas hyrjes së aeroplanëve rusë në hapësirën e Lituanisë
-
Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Ukraina ka nisur sulmin më të madh ndaj Moskës në dy vjet, thotë Rusia
-
Ukraina godet objektivat ruse të energjisë