Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

ISS do të ketë një laborator të ri 400 kilometra mbi Tokë

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) do të pajiset me një laborator të ri, kur anija kozmike ”Proton-M” do ta dërgojë atë rreth 400 kilometra mbi Tokë.

Anija pritet të niset nga aeroporti hapësinor rus i Bajkonurit, në Kazakistan.

Në bord është moduli rus ”Nauka” (”Shkenca”), i cili duhet të ishte lëshuar në hapësirë që në vitin 2007.

Problemet kanë çuar vazhdimisht në vonesa. Fluturimi për në ISS pritet të zgjasë tetë ditë.

”Si një modul me shumë qëllime, ‘Nauka’ është menduar kryesisht për kërkime dhe do të vendoset në anën ruse të stacionit”, njoftoi agjencia hapësinore ”Roscosmos”.

Edhe Rrezik nga hapësira: Anija kozmike e periudhës sovjetike pritet të bjerë në Tokë Tech Rrezik nga hapësira: Anija kozmike e periudhës sovjetike pritet të bjerë në Tokë

”Nauka” ka përmasa 13×4,11 metra dhe peshë mbi 20 tonë.

Pas lidhjes me ISS, disa misione në terren nga kozmonautët rusë pritet të përfundojnë. \ata