Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone i ri pritet të ketë dy SIM kartela

Gjiganti amerikan Apple sivjet pritet të prezantojë tri versione të iPhone X-it, dy versione do të jenë OLED dhe një tjetër do të jetë LCD. Njëri nga këto modele pritet të ketë hapësirën për dy SIM kartela.

Apple së fundmi ka prezantuar sistemin e ri iOS 12 beta 5 te zhvilluesit dhe ky version i betas ka pasur referenca për përkrahje të dy SIM kartelave te iPhonët.

Modeli i parë i iPhone X pritet të ketë ekran 6.1-inç dhe do të kushtojë 700 dollarë. Dy modelet tjera janë OLED me ekran 5.8-inç dhe 6.5-inç.