Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple do të bëjë telefona me dy SIM kartela

Shumë uebfaqe teknologjike janë duke pohuar, pasuar nga lansimi i iOS 12 beta, se Apple është duke përgatitur një port për dy kartela SIM për iPhonët e rinj që do të lansohen gjatë këtij viti.

Mbajtja e dy SIM kartelave për shumë njerëz në shumë regjione të botës është tipar thelbësor, ndërsa nga ana tjetër ofrimi i iPhonet që mbështet 2 SIM kartela do të ishte ndryshim shumë i madh në atë se si njerëzi e shohin kompaninë Apple, transmeton koha.net.

Zonat që do të synoheshin nga Apple me këtë tipar janë si Kina, ku brenda saj njerëzit paguajnë në tarifa të ndryshme edhe në bazë të distancës që ata thërrasin, e për këtë shumë kinezë mbanin nga 2 SIM kartela për të ulur koston e thirrjeve.

Kjo ishte edhe në Evropë kur kaloheshin kufijtë, brenda saj, njerëzit gjobiteshin shumë më shumë në tarifat e roaming, deri në vitin e kaluar ku BE-ja e rregulloi këtë.

E kjo ndodhte edhe në Kosovë, ku thirrjet nga operatorët e ndryshëm por brenda Kosovës kushtonin shumë më shumë sesa thirrjet brenda atij operatori, e për këtë shumë njerëz mbanin edhe nga 2 telefona për të ulur koston e thirrjeve, transmeton koha.net.

Por iPhone me 2 kartela pavarësisht thashethemeve është e vështirë të besohet, pasi Apple kurrë nuk ka synuar rritjen e konsumatorëve me uljen e kualitetit e të çmimeve, por më shumë mbahet si markë luksoze e kualitative, duke shitur iPhonë të rinj për rreth një mijë dollarë.