Thashethemet e reja, të cilat vijnë nga zinxhiri i furnizimit, sugjerojnë që Apple po e përgatit një telefon të ri me ekran 4.7-inçësh, çipset A13 dhe 128GB hapësirë për ruajtje, e cila do të duhej të paraqitet në mars të vitit 2020. Thashethemet sugjerojnë se ky iPhone do të kushtojë rreth 650 dollarë, raporton GSMArena.
Duke e pasur parasysh madhësinë e ekranit, ky më shumë gjasa do të jetë iPhone 8 i ridizajnuar, ndërsa meqë u paralajmërua për muajin mars me siguri bëhet fjalë për një lloj pasardhësi të modelit iPhone SE (shih foton), shkruan KOHA Ditore.
Apple do t’i lansojë tre iPhone gjatë këtij viti - iPhone XI dhe XI Max me ekran OLED dhe tre kamera në anën e pasme (standarde, me kënd ultra të gjerë dhe telefoto), si dhe pasardhësin e modelit iPhone XR, i cili do të duhej ta përmbajë ekranin LCD dhe dy kamera.