Tashmë e dimë që Apple do ta mbajë takimin e vet vjetor World Wide Developer Conference (WWDC) në fillim të qershorit, ndërsa tani edhe i ka dërguar ftesat zyrtare për këtë. Kjo do të jetë edhe periudha kur Apple do të paralajmërojë për herë të parë zyrtarisht iOS 13, do të prezantojë funksionet kryesore dhe beta versionin për testuesit, përcjell GSMArena.
Versioni final i softuerit iOS 13 pritet në vjeshtë, bashkë me modelet e reja të iPhone. Pritet që iOS 13 do të implementojë modin e errët, që është një prej opsioneve më të popullarizuara tek shumë krijues të softuerit, shkruan KOHA Ditore.
Pritet që Apple do të prezantojë edhe sistemet e veta operative të tjera: watchOS (me përkrahje për on-watch App Store), tvOS dhe macOS.
Vitin a kaluar, gjatë WWDC, nuk ka pasur publikime harduerike, pasi që Apple sapo ka freskuar laptopët MacBook Pro e njëjta gjë pritet edhe sivjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
28 maj 2019 20:01
-
Shpërndaje në: