Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Arrijnë shumë informacione rreth funksioneve që priten në iOS 13

Gjatë konferencës së Apple WWDC pritet që do ta kemi një pasqyrë më të mirë për iOS 13, por Bloomberg para kësaj na mundëson të mësojmë se çfarë do të mund të implementojë versioni i ri i softuerit. Apple si duket po e planifikon një numër përmirësimesh cilësore, si dhe përmirësimesh të performancës.

Lista e karakteristikave të sapozbuluara të platformës mobile iOS 13 përfshin: Dark Mode - kjo është një nga thashethemet e para që u paraqit në lidhje me versionin e ri të platformës. Pritet që iOS 13 do ta implementojë modin e errët, dhe kjo është diçka që Apple ia ka mundësuar përdoruesve të Mac në azhurnimin e vitit të kaluar Mojave. Dark Mode për iOS 13 do të jetë në dispozicion përmes menusë Control Center, ndërsa kur të aktivizohet tema në vend të prapavisë së ndritshme përparësi do t’i jepet temës së zezë dhe ngjyrë gri. Kjo do ta kursejë ndjeshëm edhe harxhimin e baterisë në pajisjet e iPhone.

Aplikacioni i përmirësuar Health - monitorimi i shëndetit ka qenë pjesë e iOS për vite, dhe me azhurnimin e sivjetshëm Apple po planifikon gjithashtu t’i rifreskojë këto funksione. Do të ofrohet një pamje më e mirë e aktiviteteve të përditshme të përdoruesit ndërkohë që është e mundur që disa funksione do të implementohen nga aplikacionet eksterne, shkruan KOHA Ditore.

iMessage do të ketë profile dhe stickerë - shërbimi i popullarizuar për shkëmbimin e mesazheve do të duhej ta ketë opsionin e konfigurimit të fotos së profilit, si dhe t’i shfaqë emrat. Apple gjithashtu do të ofrojë mbështetje më fleksibile për Animoji dhe Memoji, edhe nëse mesazhet i dërgohen dikujt në Android që nuk e përdorë iMessage.

Menaxhimi i shkëmbimit të Sheet dhe fajlave të downloaduar - kur shkëmbehet ndonjë link, foto apo fajll, iOS 13 do të duhej të mundësojë që ky proces të thjeshtësohet. Kjo falë interfejsit të përpunuar i cili fokusohet tek njerëzit, dhe jo në aplikacione dhe kanale. Përveç kësaj, menaxhimi i përmbajtjes së shkarkuar në Safari do të duhej të jetë më i thjeshtë, falë ekranit të dedikuar.

Funksionet më të fuqishme të Bedtime - tani Apple e ofron një version të thjeshtuar të monitorimit të gjumit në versionin iOS 12, por kjo duhet të zgjerohet me iOS 13 përmes modit të ri të sistemit i cili monitoron më shumë të dhëna dhe e modifikon funksionalitetin e pajisjes kur aktivizohet. Për shembull, kalimi në Sleep Mode në iOS 13 mund ta inicojë funksionin Do Not Disturb, i cili i parandalon njoftimet dhe e fikë ekranin e mbyllur.

Edhe Me iOS 13 lansohet edhe gjuha shqipe Tech Me iOS 13 lansohet edhe gjuha shqipe

Shkrimi Swipe - ky funksion nuk është konfirmuar, por Apple thuhet se është i interesuar që ta shtojë funksionin e suajpimit nga shkronja në shkronjë në tastierën on-screen, për të shkruar fjalë.

Përmirësimet për Books, Maps, Reminders dhe Mail – pritet një numër i madh i përmirësimeve për pakon e aplikacioneve të Apple. Books do të mund ta marrë një sistem shpërblimi; Maps do të mund ta ketë opsionin ku përdoruesit i shohin vendet më të përdorura për navigim më të lehtë; Reminders mund të përpunohet në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa Mail do të mund ta ketë opsionin e bllokimit të përmbajtjes nga disa kontakte të caktuara.

Numër i madh i azhurnimeve të fokusuara në iPad - mbështetje për përdorimin e iPadt si një ekran i dytë në kombinim me Mac, si dhe përmirësime në multitasking.