Ndërkohë që softueri vazhdon të përparojë dhe evoluojë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të sigurohet mbështetje për pajisjet më të vjetra. Numri i viteve gjatë të cilave është siguruar mbështetja për azhurnime varion nga prodhuesi në prodhues, megjithëse Apple synon t’i mirëmbajë pajisjet e saj më gjatë se shumica e prodhuesve. Megjithatë, iOS 13 thuhet se do ta largojë mbështetjen për katër iPhone të vjetër, si dhe dy iPadë, raporton KitGuru.
Modelet që mbeten pa mbështetje për versionin e ardhshëm të platformës iOS thuhet se janë iPhone 5S, iPhone SE, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Sa i përket modeleve të iPad, nga lista e mbështetjes do të largohen iPad Mini 2 dhe iPad Air origjinal, sipas sajtit iPhonesoft.
Anulimi i mbështetjes nuk është për t'u habitur kur bëhet fjalë për iPhone 5S, duke pasur parasysh se telefoni sivjet do të jetë gjashtë vjet i vjetër. Nga ana tjetër, përfshirja e iPhone 6 në listë është pak më e habitshme. Është e vërtetë se telefonat nga kjo linjë ngadalë po vjetërohen, por ato ishin gjithashtu në mesin e telefonave më të shitur të të gjitha kohërave, shkruan KOHA Ditore.
-
iOS 14 do t’i mbështesë të gjitha pajisjet të cilat tani e përdorin iOS 13
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Nga maji, WhatsAppi nuk do të funksionojë në këto modele të iPhoneit
-
Ja në cilat modele të iPhoneit është i disponueshëm iOS 18
-
Apple u jep fund shitjeve të tri modeleve të iPhoneit