Prezantimi i softuerit të Apple iOS 14 nuk pritet para konferencës vjetore WWDC të kompanisë në qershor, por kjo nuk pengon që për platformën të shfaqen thashetheme. Gjatë nëntorit të vitit të kaluar i patëm raportet e para për iOS 14 të cilat sugjeruan për planet e Apple për ta implementuar një proces të ri të brendshëm i cili parandalon që funksionet eksperimentale në softuer të përfshihen si të parazgjedhura, raporton GSMArena.
Tani, një raport i ri thekson se versioni i ardhshëm i platformës iOS do të jetë në dispozicion për të gjitha pajisjet e mbështetura më parë, përfshirë iPhone 6s, iPhone SE dhe iPod touch të gjeneratës së shtatë, shkruan KOHA Ditore.
Lista e pajisjeve të cilat pritet të marrin mbështetje iOS 14:
iPhone 11
iPhone 11 Pro
iPhone 11 Pro Max
iPhone XS
iPhone XS Max
iPhone XR
iPhone X
iPhone 8
iPhone 8 Plus
iPhone 7
iPhone 7 Plus
iPhone 6s
iPhone 6s Plus
iPhone SE
iPod touch (gjenerata 7)
Përveç kësaj, thashethemet sugjerojnë gjithashtu se iPadOS 14 nuk do të mbështetet në dy pajisje, përkatësisht iPad mini 4 dhe iPad Air 2. Arsyeja kryesore janë çipsetet e vjetëruara Apple A8 dhe A8X.
Lista e pajisjeve që pritet të marrë mbështetjen për iPadOS 14:
iPad Pro 12.9
iPad Pro 11
iPad Pro 10.5 (2017)
iPad Pro 9.7 (2016)
iPad 10.2
iPad 9.7 (2018)
iPad 9.7 (2017)
iPad mini (2019)
iPad Air (2019)