Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Inteli prezanton “libelën” e parë SSD me 32 TB

Kartelat SSD janë mes nesh qe një kohë dhe forma e tyre jo vetëm që është unike, por po ashtu mundëson Intelin t’i shtojë një shumë marramendëse të magazinimit në një pajisje sikur një ‘libelë’ prej 12-inç. ‘Libela” e parë SSD e Intelit është me kapacitet prej 32 TB.

Kjo është pajisja më e dendur (ngjeshur) që Inteli e ka ndërtuar ndonjëherë, transmeton Koha.net. Ajo është prodhuar duke përdorur teknologjinë 3D NAND të kompanisë, e cila mbledh qelizat e memories në krye të njëri-tjetrit në shtresa jashtëzakonisht të holla.

Forma e ‘libelës’ së Intelit është prezantuar vitin e kaluar. Është zhvilluar me qëllim të ofrimit sa më shumë që është e mundshme të memories duke siguruar efikasitet optimal termik. Kjo formë është e dedikuar për serverët. Qendrat e të dhënave janë duke ndërruar me shpejtësi hard disqet të cilët kërkojnë sistemet e shtrenjta të ftohjes për të mbajtur çdo gjë në ecuri të mirë, Inteli po synon të kapë tregun me këtë produkt.

Këto ‘libela’ SSD mund të rreshtohen 32 sosh krah-për-krah në qendrat e të dhënave për të mbajtur një petabyte të memories në një hapësirë (slot) të vetëm të serverëve, përcjell Koha.net. Krahasuar me kartelat e zakonshme SSD, ‘libela” SSD ka nevojë për gjysmë më pak ftohje, sipas Intelit. E kur krahasohet me hard disqet, ajo ka kërkon vetëm një të dhjetën e fuqisë dhe një të njëzetën e hapësirës.