Rrjeti social, Instagram, ka shtuar tiparin për të dërguar mesazhe me zë përmes hapësirës te mesazhet direkt.
Ky tipar i lejon njerëzit që t’i dërgojnë njëri-tjetrit audio mesazhe deri në 1 minutë të gjata në biseda private apo grupore, transmeton koha.net.
Përdoruesit do të mund të incizojnë duke mbajtur butonin e mikrofonit, dhe pasi ta lëshojnë atë, mesazhi automatikisht do të dërgohet.
Audiomesazhet janë duke u bërë metoda më e preferuar e komunikimit në platformat e mesazheve si WeChat e WhatsApp, ndërsa tani edhe Instagrami dëshiron të futet në garë për këtë tipar.
Artikuj të ngjashëm
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’