Platforma Instagram ka prezantuar një veçori të ri, duke u dërguar mesazh automatik përdoruesve të moshës 13 deri në 18 vjeç, duke i kërkuar që të mos përdorin rrjetin social gjatë natës, ndërmjet orës 22:00 dhe 16:00, në mënyrë që t'i inkurajojë ata të adoptojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme.
“Gjumi është i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë, kështu që ne po lansojmë mesazhe të reja në mbrëmje që do të shfaqen kur adoleshentët kalojnë më shumë se 10 minuta në Instagram, kur ata janë duke parë ‘reels’ ose mesazhe direkte natën vonë. Kjo do t'u kujtojë adoleshentëve se është vonë dhe do t’i inkurajojë ta ndalin aplikacionin”, thuhet në deklaratën e kompanisë Meta të publikuar në faqen e tyre.
Adoleshentët do ta marrin mesazhin “Është vonë. Mendoni ta ndalni Instagramin gjatë natës” në profilin e tyre nga ora 22:00 nëse përdorin funksione të caktuara në rrjetin social.
Sipas Instagramit, ky mesazh nuk do të shfaqet nëse të rinjtë përdorin mjete të tjera të platformës, si ‘stories’.
Këto njoftime në asnjë mënyrë nuk i detyrojnë të rinjtë t'i respektojnë ato dhe ata që nuk raportojnë moshën reale kur hapin profil, mund t'i shmangin plotësisht.
-
Instagrami u ndalon adoleshentëve të lëshojnë video-live
-
Instagrami lanson përditësimin e madh për të mos e përdorur gjatë natës
-
Studim amerikan: Të rinjët po flenë më pak, rrjetet sociale po ua “vjedhin” gjumin
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç