Instagrami ka shtuar edhe një përditësim të ri, me të cilin ia mundëson përdoruesve që të bëjnë editimin e fotografive që pranojnë përmes “Instagram Direct”.
Tani kur përdoruesit shikojnë fotografitë e dërguara nga shokët e tyre në Direct, nëse prekin ikonën e kamerës, mund ta marrin atë dhe ta rikthejnë, transmeton koha.net.
Ata mund ta editojnë foton, duke i shtuar emotikona, duke rritur apo zvogëluar fotografinë, t’i shtojnë tekst dhe të vizatojnë në të para se ta dërgojnë tek shokët.
Ky përditësim tani është lansuar për të gjitha versionet e Instagram, si në Android ashtu edhe për iOS.
Artikuj të ngjashëm
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?
-
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
-
Instagrami njofton prindërit kur fëmijët kërkojnë përmbajtje mbi vetëvrasjen