Gjatë vitit të kaluar Instagram ka prezantuar një filter për të gjetur fjalët ngacmuese, ndërsa tani kjo kompani është duke e shpërndarë atë edhe më shumë në luftë kundër ngacmimeve duke shikuar edhe fotografit e postuara e edhe përshkrimet.
Ata sot kanë prezantuar se do të përdorin inteligjencën artificiale AI për të detektuar në mënyrë aktive ngacmimet para se ato të shpërndahen në këtë rrjet social, transmeton koha.net.
Ky tipar i ri do të lansohet te përdoruesit gjatë javëve të ardhshme, në kohë për muajin nacional kundër ngacmimeve në SHBA e javës kundër ngacmimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo teknologji gjithashtu do të shtohet edhe për videot live për të filtruar komentet.
Me rënien te besimit në rrjetin social Facebook, Instagrami mbetet një anë e mirë në këtë kompani.
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Instagrami njofton prindërit kur fëmijët kërkojnë përmbajtje mbi vetëvrasjen
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?