Instagrami do t’i paralajmërojë përdoruesit e vet kur një përshkrim i një fotografie apo videoje që ata e postojnë konsiderohet si abuzim apo shkelje e rregullave.
Kompania, që për pronar e ka Facebookun, ka thënë se e ka trajnuar një sistem për të detektuar përshkrimet abuzuese.
Qëllimi i kësaj është që përdoruesve t’u jepet “një shans për të pauzuar dhe për të konsideruar fjalët e tyre”.
Instagrami ka bërë të ditur për veçorinë e re përmes një blogu të hënën, duke thënë se përditësimi do të dalë menjëherë në disa shtete.
Veçoria është dizajnuar për të ndihmuar parandalimin e ngacmimit online, që është bërë problem enorm për platformat si Instagrami, YouTube e Facebooku.
Instagrami ishte renditur si platforma më e keqe online në luftën kundër ngacmimit, në një studim të vitit 2017.
Edhe
Instagrami lehtëson heqjen e ndjekësve të rrezikshëm
Nëse një përdorues me këtë veçori shtyp një përshkrim abuzues, do të marrë një njoftim menjëherë se postimi është i ngjashëm me ato që janë raportuar për ngacmim. Përdoruesve më pas do t’u jepet opsioni për të edituar shkrimin para publikimit.
Sipas Instagramit, ky paralajmërim do të ndihmojë në edukimin e njerëzve për atë se çka nuk lejohet në rrjete sociale.