Përdorimi i robotëve në industri ka qenë një temë mjaft e debatuar. Shumë vetë i trembeshin humbjes së vendit të punës. Por tani në krizën e Coronës po dalin në pah avantazhet e automatizimit.
„Që në fillim duhet thënë, se robotët janë natyrisht të imunizuar ndaj viruseve të Coronës dhe proceset e automatizimit ndihmojnë për të mbajtur prodhimin në lëvizje.” Patrick Schwarzkopf nga Shoqata Gjermane e Prodhimit të Makinerive dhe Pajisjeve, (VDMA) përmbledh avantazhin e punës së automatizuar në kohën e pandemisë. Por ai shton se "megjithatë nuk mund të hiqet dorë nga njeriu në fabrika, e kjo do të mbesë kështu.” Këtë e tregon këto kohë krize të Coronës bashkëpunimi mes njeriut dhe "robotëve bashkëpunues”, të ashtuquajtur "Cobots”, që punojnë dorë më dorë me kolegët e tyre prej mishi e gjaku. "Ata asistojnë punëtorin nga fër, pa pasur frikë se prej tij mund të dalë një rrezik infektimi”, thotë Schwarzkopf.
-
Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
- 1 Maji në epokën e AI-së: Përparimi duhet të jetë i përqendruar te njerëzit
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj