Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

I paimagjinueshëm frymëzimi për robotët e rinj

E fortë, e shkathët, e ndjeshme dhe e gjithanshme. Feçka e elefantit bëhet burim frymëzimi për një gjeneratë të re të robotëve, me sensorë inovatorë në materiale të buta, të cilat në të ardhmen mund të përdoren në industrinë e prodhimit dhe ushqimit si dhe në ndihmë për të moshuarve dhe invalidëve.

Studiuesit e ”Prob Proboscis” kanë fituar një projekt të financuar nga Komisioni Europian me vlerë 3,5 milionë euro dhe koordinohet nga Lucia Beccai nga Instituti Italian i Teknologjisë në Pontedera (Pisa), në bashkëpunim me Universitetin e Gjenevës, Universiteti i Jeruzalemit, Shkolla Sant’Anna e Pizës dhe kompania britanike ”Photocentric”.

Studiuesit do të studiojnë anatominë e një feçke të veçantë, atë të elefantit të savanës afrikane ku një ekzemplar ruhet në Universitetin e Gjenevës.

Feçka do të ekzaminohet me teknika mikroskopie episkopike me rezolucion të lartë dhe struktura e saj do të rikonstruktohet për herë të parë në detaje në 3D.

Karakteristikat do të studiohen gjithashtu duke vëzhguar drejtpërdrejt elefantin në habitatin e tij natyror, në bashkëpunim me qendrat kërkimore në Afrikën e Jugut.

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Të gjitha informacionet e mbledhura më pas do të përdoren për të hartuar një manipulues robotik.

Feçka robotike më pas do të mbulohet me një lëkurë artificiale të frymëzuar nga lëkura e rrudhur e elefantit, e ndjeshme dhe rezistente ndaj kushteve armiqësore si temperaturat e larta dhe pluhuri. Fundi do të jetë plot sensorë për të siguruar një bashkëveprim të shkëlqyeshëm me objekte të vogla dhe delikate/ANSA.