Në Rusi hyri sot në fuqi ligji i diskutueshëm, që synon krijimin e një interneti të pavarur, të izoluar nga serverët e mëdhenj të botës, gjë që nxiti frikë mes mbrojtësve të lirive, të cilët denoncojnë vazhdimisht kontrollin e tepërt të rrjetit nga autoritetet, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Në mënyrë të veçantë, ligji parashikon krijimin e një infrastrukture për të siguruar funksionimin e burimeve ruse të internetit, nëse rast se është e pamundur lidhja e operatorëve rusë me serverët e huaj të internetit.
Ligji është kritikuar si një përpjekje për të kontrolluar përmbajtjet, sidomos për të izoluar gradualisht internetin rus, një nga fushat e fundit të lirisë për opozitën dhe kritikët e pushtetit.
-
Putini ka nënshkruar ligjin, Rusia "e këputë" internetin e saj nga bota
-
Rusia miraton projektligjin që mund ta vë Internetin në kontroll të Qeverisë
-
Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin
-
Qasja në internet në Rusi është e vështirë dhe e rrezikshme
-
Rusia planifikon t’i bllokojë disa VPN